Ndalimi i Viberit! Autoritetet ruse kanë kufizuar qasjen e qytetarëve në Viber
Ndalimi i Viberit! Autoritetet ruse kanë kufizuar qasjen e qytetarëve në Viber

Autoritetet ruse përmendën “parandalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të ndaluara dhe mundësinë e keqpërdorimit për qëllime terroriste” si arsye për këtë.
Siç tha Roskomnadzor, përdorimi i Viber në Rusi është i kufizuar “për shkak të shkeljes së kërkesave të legjislacionit rus për organizatorët e shpërndarjes së informacionit”.
Agjencia ekzekutive federale ruse përgjegjëse për monitorimin, kontrollin dhe censurimin e mediave masive shpjegoi se bëhet fjalë për parandalimin e kërcënimeve të përdorimit të aplikacionit për qëllime terroriste dhe ekstremiste, rekrutimin e qytetarëve, shitjen e drogës, si dhe në lidhje me publikimin e informacionit të paligjshëm.
Anton Nemkin, anëtar i Komitetit të Politikës së Informacionit të Dumës Shtetërore, tha se shuma e gjobave për Viber në Rusi në dy vitet e fundit ka tejkaluar 1.8 milion rubla (rreth 16,500 euro) dhe se këto gjoba ende nuk janë paguar.
Sipas agjencisë analitike Telecom Daily, numri i përdoruesve të përditshëm të Viber në Rusi është rreth 1.7 milion njerëz.
Për krahasim, WhatsApp ka 8.1 milionë dhe Telegram 6.4 milionë.