Ndalohen katër persona në Shkup, policia me kontrolle në disa lokacione

Ndalohen katër persona në Shkup, policia me kontrolle në disa lokacione

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të intensifikuara për qytet të sigurt, gjatë të cilave janë identifikuar 85 persona në më shumë se 20 lokacione, të gjithë janë kontrolluar.

Nga MPB gjithashtu njoftojnë se është kryer kontroll në 38 mjete motorike dhe tre motoçikleta.

“Katër persona janë privuar nga liria, ata dyshohen se kanë kryer vepër penale të dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal dhe dy persona për armëmbajtje pa leje. Prezenca e shtuar e policisë për një qytet të sigurt të Shkupit vazhdon edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button