Ndalohen tre persona në Shkup, dyshohen për prerje të paligjshme të druve
Ndalohen tre persona në Shkup, dyshohen për prerje të paligjshme të druve

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (08.12.2024) në ora 19:20 në hyrjen e fshatit Trubarevë, Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria S.A.(21) dhe një të mitur, të dy nga fshati Trubarevë dhe B.D (46) nga Shkupi.
Ata u kapën gjatë prerjeve të paligjshme të pemëve, të cilat së bashku me sharrën motorike u sekuestruan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.