Ndalohen “vjedhësit” e bizhutërisë prej 3 mln euro nga shtëpia e Veratit

Mesfushori i PSZH-së, Marko Verati u grabit nga disa persona të maskuar, ku ata i vodhën një pjesë të mirë të bizhuterive që kapnin vlerën e 3 milionë euro, pasi që ky i fundit ishte duke kaluar pushimet me gruan e tij në shtëpinë e Ronaldo Nazario-s në Ibiza.
Policia spanjolle ka njoftuar se ka ndaluar një makinë mëngjesin e së mërkurës në të cilën ndodheshin edhe grabitësit, njëri prej tyre shqiptar, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe mediat spanjolle. Të dyshuarit e parë kanë rënë në Denia, pikë e portit ku kishin lëvizur me traget dhe ku u identifikuan dhe arrestuan nga agjentë të Policisë Kombëtare.
Automjeti ishte i pajisur me kuti në të cilat ruhej një pjesë e grabitjes. Policia Kombëtare bëri katër arrestime të tjera në Malaga, tre burra dhe një grua.
Personat e ndaluar dhe të arrestuar dyshohen se janë pjesë e një bande të madhe shqiptarësh dhe spanjollësh të cilët realizojnë grabitje nëpër banesa dhe cilësohen si një organizatë kriminale./abcnews.al