Ndalohet shtetasi i Kosovës, dyshohet për zjarrvënie në bodrumin e Komunës së Tetovës

Ndalohet shtetasi i Kosovës, dyshohet për zjarrvënie në bodrumin e Komunës së Tetovës

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se policia ka ndaluar një person shtetas i Kosovës për shkak se dyshohet se ka shkaktuar zjarr të qëllimshëm në bodrumet e Komunës së Tetovës, në të cilën u dogjën materialet zgjedhore.

“Më datë 07.10.2024 në ora 20.15 në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë ndaluar personin B.R (38) nga Republika e Kosovës, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. Ai dyshohet se një ditë më parë e ka ndezur zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës. Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button