Ndalojnë Superligën, UEFA menjëherë shpërblen Anglinë

UEFA ka vendosur ta shpërblejë Federatën e Futbollit të Anglisë për rolin e saj vendimtar në parandalimin e krijimit të Superligës së Evropës, duke ia mundësuar stadiumit “Uembli” organizimin e ndeshjeve shtesë të Kampionatit Evropian 2020.

“Uembli” do të jetë nikoqir i më shumë ndeshjeve të EURO 2020, falë rolit të Fderataës Futbollistike të Anglisë në parandalimin e jetësimit të Superligës Evropiane.

Sipas një burimi të gazetës “The Telegraph”, UEFA ndihet shumë e kënaqur me shefin ekzekutiv të FA-së, Mark Bullingham, për punën e tij prapa skenave në parandalimin e klubeve më të pasura evropiane për ta krijuar një ligë të re. “The Telegraph” ka mësuar se Bullingham luajti rol kyç për t’i bindur gjashtë klubet angleze të tërhiqen nga Superliga, gjë të cilën ato e bënë brenda 48 orëve.

Puna e tij është lartësuar në UEFA dhe si pasojë Anglisë do t’i ofrohet mundësia të organizojë më shumë ndeshje të evropianit të kësaj vere në stadiumin e vet kombëtar.

LEXO EDHE:

Back to top button