“Komplikime gjatë lindjes”

 

Ne duam të dëgjojmë nënat, familjarët dhe miqtë e tyre, të cilët kanë dëshirë të ndajnë me ne përvojën e tyre dhe të na ndihmojnë të investigojmë shërbimin shëndetësor të materniteteve dhe boshllëqet brenda këtij sistemi. Lexoni më poshtë më shumë informacion se si mund të bëheni pjesë.

Çështjet kryesore që duam të dimë:

  • Cilat ishin komplikacionet që përjetuat ju ose e afërmja juaj gjatë lindjes?
  • Ç’lloj komplikacioni ndodhi dhe a e rrezikoi ai jetën tuaj apo të bebes?
  • Kush ishte shkaku?
  • Si ishte trajtimi mjekësor?
  • A e parë të arsyeshme të bënit padi apo ankesë?

Çfarë ne konsiderojmë komplikacione gjatë lindjes:

  • Gjakderdhje –Humbje e konsiderueshme e gjakut (nëna)
  • Foshnja humbi jetën ose për pak sa nuk vdiq
  • Nëna humbi jetën ose për pak sa nuk vdiq

Kini parasysh:

Ne nuk do të publikojmë asnjë dokument apo emër para marrjes së miratimit nga ana juaj dhe nuk kemi për qëllim të përdorim shembuj specifikë, por të ekspozojmë problemet e përgjithshme dhe sistemike. Përgjigjet tuaja janë të sigurta dhe të mbrojtura. Historitë tuaja do të na ndihmojnë ne për të realizuar investigimin.

Si mund të bëheni pjesë?

Për të ndarë përvojën tuaj me ne, gjithë sa duhet të bëni është plotësimi i këtij formulari.

Përgjigjet tuaja mund t’i dërgoni përmes pyetësorit deri në mesnatën e 14 Marsit 2021.