Ndarja BESA-LSDM në zgjedhjet lokale, Hoxha: S’reflekton në Qeveri

Ndarja e Lëvizjes Besa nga LSDM-ja për zgjedhjet lokale nuk reflekton në shumicën parlamentare. Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha thotë se vendimi i Lëvizjes Besa bazohet në rezultatet e saj si parti në pushtet. Hoxha nuk e përjashton bashkëpunimin e partive të shumicën në raundin e dytë zgjedhor.

Ne kemi vlerësuar se mundësia më e mirë është kjo siç kemi vendosur të dalim. Në rrethet e para çdo parti e koalicionit qeveritar do ta provon vetveten, përfshi edhe Lëvizjen Besa pasi jemi të bindur në punët që i kemi bërë. Pastaj do të mendojmë për veprime në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë se brenda partnerëve të koalicionit ka problem”, theksoi Arjanit Hoxha.

LEXO EDHE:

Back to top button