Ndërpritet ndeshja në Kupën “Libertadores”, dy të mitur humbin jetën

Ndeshja mes skuadrës “Colo-Colo” dhe “Fortaleza”, e rëndësishme për Kupën Libertadores është ndërprerë për shkak të futjes së tifozëve në fushë.

Para ndeshjes, dy tifozë të mitur të klubit kilian të moshës 13 dhe 18 vjeç ndërruan jetë për shkak të turmave të mëdha dhe përleshjes me policinë.

Ndeshja e rëndësishme për Kupën Libertadores filloi, por më pas tifozët me dhunë u futën në fushë duke rrezikuar futbollistët e klubit mysafirë.

Në skuadrën “Colo-Colo” luan edhe mesfushori i njohur, Arturo Vidal – i cili bëri gjest të mirë duke ndaluar tifozët e skuadrës së tij për t’i sulmuar ata mysafirë./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button