Ndërroi jetë Faruk Zeqiri, drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup

Ndërroi jetë Faruk Zeqiri, drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup

Sot paradite, në moshën 41 vjeçare ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, Faruk Zeqiri.  Zeqiri vite me radhë ka qenë pjesë e arsimit të mesëm në Shkup.

Miqtë e të ndjerit i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!

SI T’JU THEMI LAMTUMIRË DREJTOR?!
Lajm i trishtë dhe i hidhur për të gjithë ne si Institucion Arsimor, ShMQSh” Zef Lush Marku”- Shkup.
I njoftojmë të punësuarit, nxënësit dhe të gjithë dashamirët e Arsimit, se sot papritmas ndërroi jetë Drejtori i shkollës sonë FARUK ZEQIRI.
Në emër të Stafit të Shkollës i shprehim ngushëllime të gjithë familjarëve, të punësuarve, nxënësve, dhe dashamirëve të tij dhe arsimit në Shkup e më gjerë.
“Zoti të shpërbleftë për punën dhe të gjitha veprat që lë pas”!

Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Çairit.

“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri.  Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!

Prehu në paqe Faruk, do të na mungosh të gjithëve pa masë! – shkruan Visar Ganiu.

LEXO EDHE:

Back to top button