fbpx

Ndërron jetë nga Covid-19 një nga të dënuarit e burgut të Drenovës


Një nga të dënuarit e burgut të Drenovës ka ndërruar jetë si pasojë e covid-19.

Ndërkohë që numri i të infektuarve në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës shkoi në 10. Vetëm dy ditë më parë janë dërguar 27 tamponë nga ky institucion, dhe 2 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj covid-19.

Analizat janë kryer në sektorin e të burgosurve ku rezultuan pozitivë 8 të parët, por edhe në administratën e burgut, si dhe persona të kontaktit të të infektuarve.

Numri më i madh i të infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjeç.

LEXO EDHE:

Back to top button