Ndërtimi i objektit të ri shkollor në Sellcë të Tetovës duket se po sheh dritë
Ndërtimi i objektit të ri shkollor në Sellcë të Tetovës duket se po sheh dritë

Gazetar: Bashkim Sulejmani
Shkolla e fshatit Sellcë të Tetovës e cila po premtohet që nga vit 2002, përfundimisht shkon drejtë realizimit. Pjesa e parë e objektit pritet që të përfundoj këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm edhe faza e dytë, kur edhe pritet që viti shkollor 2026-2027, të nis në objekt të ri. Për të parë se si rrjedhin punimet për ndërtimin e objektit të ri, në terren bashkë me drejtorin e shkollës dhe disa banorë të Sellcës ishte edhe kreu i komunës Bilall Kasami.
“Sipas asaj që arritëm të shohim dinamikën e punimeve, deri në dhjetor do të përmbyllen punimet e fazës së parë, me çka objekti bëhet funksional në pjesën e brendshme të tij, ndërsa në fazën e dytë do të bëhet edhe rregullimin i pjesës së jashtme, fasada dhe oborri i shkollës me mure mbrojtëse dhe rrethim. Është një projekt shumë i rëndësishëm për Sellcën sidomos kur e kemi parasysh faktin se gjatë kohë ishte premtim i pa realizuar. Njëri projekt dështoi dhe sot i njëjti paraqet rrezik për fëmijët, andaj dhe p[o analizojmë eliminimin e atij objekti që të mos paraqet rrezik”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Edhe pse dikur shkolla e vjetër e këtij fshati numëronte mbi 500 nxënës, ky numër sot është ulur për më shumë se gjashtëdhjetë për qind.
“Siç përmendi edhe kryetari sot vizituam objektin e ri të shkollës në fshatin Sellc, dhe në bazë të asaj që pamë, pra faza e parë e objektit do përfundoj në afatin e paraparë, ndërsa faza e dytë krijimi i kushteve muret mbrojtëse dhe objektet sportive. Numri i nxënësve na ka rënë për rreth 200 nxënës dhe momentalisht kemi 387 nxënës”, u shpreh Muamer Asani, drejtor i Sh F Rilindja Sellcë.
Nxënësit e fshatit Sellcë, deri në përfundimin e objektit të ri, mësimet do t’i vazhdojnë në objektin e vjetër të shkollës Rilindja, i ndërtuar në vitet e dyzeta. /Alsat.mk