“Ndërtojmë Ardhmërinë”, nismë për gjetjen e prindërve biologjikë

“Ndërtojmë Ardhmërinë”, nismë për gjetjen e prindërve biologjikë

Gazetar: Avni Tahiri

Ilija Jovanoviq është kryetar i shoqatës “Ndërtojmë Ardhmërinë” që kryesisht merret me problemet e fëmijëve pa prindër. Rrugëtimi jetësor i Jovanoviqit ka qenë motivi kryesor për të bërë më shumë për këtë kategori të fëmijëve. Ai deri në moshën 18 vjeçare është rritur në shtëpinë e fëmijëve pa prindër.

Deri në moshën e pjekurisë thotë se nuk e ka ditur se cilët janë prindërit e tij, ndërsa pikërisht për të drejtën e njohjes së prindërve biologjik sot me shoqatën e tij filloi projektin “Edhe ju keni të drejtë të takoni prindërit tuaj biologjike”.

“Ne fëmijët pa mbikëqyrjen prindërorë dhe pa prindër të cilët jemi të nën kujdesin e familjeve, të dhënë në birësim, në shtëpitë e grupeve, nuk kemi të drejtë të dimë se kush janë prindërit tanë biologjik, pasi të lëshojmë shtëpinë marrim me vete vetëm një vërtetim se prej kur deri kur kemi qëndruar dhe ta prezantojmë aty ku duhet, por “Ndërtojmë Ardhmërinë” do të luftoj për të gjithë këto ndryshime në ligjin për familje do të kërkojmë me ligj që të dimë kur kemi qenë të lenë, kush na ka birësuar, rrënjët dhe origjina e prindërve biologjik”, u shpreh Ilija Jovanoviq, kryetar i shoqatës “Ndërtojmë Ardhmërinë”.

Shoqata “Ndërtojmë Ardhmërinë” që Ilia Jovanoviq udhëheq, numëron rreth 70 vullnetarë të cilët ndajnë fatin e ngjashëm. Synimi është të ndihmohen të gjithë personat e adoptuar në Maqedoninë e Veriut të mund të bashkohen dhe të njohin prindërit dhe familjet e tyre biologjike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button