Ndeshje e parë pas një mungese të gjatë prej 440 ditësh
Mesfushori Edoardo Bove luajti ndeshjen e tij të parë pas 440 ditësh, duke shprehur emocione të mëdha për rikthimin në fushë.
“Qëllimi im kryesor është të luaja sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, për të rikthyer nivelin që kisha, madje edhe më të mirë. Ne duam të shkojmë në Premier Ligë dhe duhet të mbajmë ambiciet tona të larta, përndryshe është e vështirë të gjej motivim”, tha Bove.
“Ndjenja për të qenë këtu është e pabesueshme dhe jam shumë mirënjohës që ndodhem në Angli”, tha mes tjerash Bove.
Kujtojmë që Bove kishte pasur një sulm kardiak gjatë ndeshjes në Serie-n A. Por tani gjendja e tij është super stabile./Indeksonline/








