Ndeshje e rrezikut të lartë, “Çair 2030” kërkon fitoren ndaj “MZT Skopje”
Përballja e basketbollit vendor, në mes skuadrës “Çair 2030” dhe “MZT Skopje”, është shpallur si ndeshje e rrezikut të lartë nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë. Vendasit dhe drejtuesit e skuadrës nga Çairi, sugjerojnë se janë ndërmarë të gjitha hapat e sigurisë dhe besojnë se nuk do të ketë asnjë lloje të incidentit në tribunë, por edhe brenda palestrës sportive. Sfida në mes “Çair 2030” dhe MZT Skopjes do të zhvillohet sot në palestrën sportive “Shaban Trstena” na orën 18.00.
Sfida e javës së 5-të në basketbollin vendor, Çair 2030 – MZT Skopje, është shpallur si ndeshje e rrezikut të lartë nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë. Në takimin e fundit në Çair, sfida mes këtyre dy klubeve u ndërpre për shkak të sulmit të tifozëve ndaj disa personave të skuadrës mysafire, por që më vonëtë vazhdojë pa prezencën e publikut, duke u fituar nga ana e MZT Skopjes. Tani vendasit sigurojnë se janë ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë dhe se do të ketë një numër të madhe të forcave policore.
“Ne kemi marë të gjitha masat që këtë ndeshje, të shkojë ashtu siç duhet. Sigurimi do të jetë në nivel . Ndeshja është caktuar si ndeshje me rrezik të lartë dhe do të ketë prani të madhe të njësive policore. Shpresojë se gjithçka do të jetë në rregull në terren dhe jashtë terrenit,” tha fillimisht Erhan Ramadani, trajner i KB Çair 2030.
Trajneri Ramadani, beson se basketbollistët e Çair 2030 janë gati për derbin e madhe.
“Ne jemi përgatitutr maksimalisht për këtë ndeshje….. Mendojë se me përkrahjen e publikut tonë, i cili çdoherë e përmbush sallën dhe janë lojtari ynë i gjashtë. Ne do t’ia arrijmë që për herë të parë, ne si klub të mposhtim ekipin e MZT Skopjes në Çair,” thekson Ramadani.
Drejtuesit e klubit nga Çair apelojnë që të gjithë të jenë maksimalisht të përqendruar në përkrahjen e klubit.
“Të vijnë në përkrahin , në mënyrë sportive , të jenë lojtari ynë i gjashtë bashkarisht të gjithë ti gëzohemi inshalla fitores…Të jetë kjo ditë e mirë për ne dhe ta fitojmë MZT-në,” porositi në fund trajneri Ramadani.
Sfida Çair 2030-MZT Skopje do të zhvillohet në palestrën sportive “Shaban Trstena”, në orën 18.00.
Mahir Thaçi