Ndëshkohet me karton të kuq në prag të zhveshtores

Situatë e pazakontë ka ndodhur në futbollin anglez, në Divizionet më të ulta. Në përballjen në mes Grimzbit dhe Bredfordit, Stefan Pejn goditi bashkëlojtarin e vet të skuadrës Filip Morais me kokë dhe u drejtua kah zhveshtoret. Mirëpo arbitri kryesor, arriti që më kohë të zë Pejnin dhe ta ndëshkojë me karton të kuq.

 

Incidenti ndodhi në fund të pjesës së parë, mirëpo Pejn nuk arriti që të shpëtojë. Arbitri e kapi në hyrje të zhveshtores që ta ndëshkojë me karton të kuq. Tani pritet që Pejn të përballet edhe me dënim nga klubi për sjellje josportive ndaj kolegut të skuadrës.

LEXO EDHE:

Back to top button