Ndodh incidenti i papritur në “Air Albania” gjatë hedhjes së shortit në Shqipëri

Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u hodh sot shorti i Kategorisë Superiore, për sezonin 2020-2021.

Java e parë e Superligës na rezervon një superpërballje, pasi kampionët dhe nënkampionët do të përballen midis tyre më 12 shtator.

Derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës do të luhet në javën e gjashtë.

Mirëpo gjatë momentit që po hidhej shorti, ka ndodhur një incident i vogël, ku protagonist ka qenë sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku.

Këtij të fundit iu thye vazoja që mbante goglat, duke pësuar një dëmtim të lehtë në dorë. Gjithçka ka kaluar me batuta dhe shprehjen “është mbarësi”.

LEXO EDHE:

Back to top button