Ndotja e ajrit/ Qytetarët kërkojnë zbatimin e masave më rigoroze

Ndotja e ajrit/ Qytetarët kërkojnë zbatimin e masave më rigoroze

Gazetare: Linda Ebibi

Kryeqyteti muajin e fundit ndodhet në krye të listës evropiane dhe botërore për ndotjen e ajrit. Qytetarët ankohen për këtë situatë dhe nuk kanë shpresë se do të bëhet diçka për përmasimin e cilësisë së ajrit. Ata thonë se ajri i ndotur po i dëmton sidomos personat e moshuar që kanë probleme shëndetësore.

“Mendojmë më të keqen që mund të thuhet. E gjithë kjo ndodhë si pasojë e mungesës së masave të institucioneve kompetente për mbrojtjen e qytetarëve. Më pengon ajri ndotur, më pengon në fyt, kam kollitje”, tha një qytetar.

“Nuk jam nga këtu, unë jam nga Demir Kapija, tek neve është shumë mirë. Këtu në Shkup është pak i ndotur”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Mendojmë më të keqen që mund të thuhet. E gjithë kjo ndodhë si pasojë e mungesës së masave të institucioneve kompetente për mbrojtjen e qytetarëve. Më pengon ajri ndotur, më pengon në fyt, kam kollitje”, theksoi një qytetar.

“Ja po e shihni, diçka duhet të merret  Tregojnë televizionet se po vdesin njerëzit nga 3 mijë në vit, kjo është shumë keq. Mos të djegin deponi, pse të gjithë ne këtu të vdesim, duam të jetojmë, por vetëm flasin se dikush ka marrë, dikush ka vjedhur, dikush ka ikur”, tha një qytetar.

Aktivisti për mbrojtjen e Mjedisit, Arianit Xhaferi, vlerëson se krahasuar me vitet e kaluara këtë vit ka projekte më konkrete nga institucionet kompetente për uljen e ndotjes së ajrit, por megjithatë nuk janë të mjaftueshme. Sipas tij duhet të ketë ashpërsim të kodit penal.

“Pavarësisht se është përmendur në kontekst, mungojnë projekte konkrete për ndërhyrjet që duhet bërë në industri dhe në sektorin e energjetikës. Mendoj që ndotësit më të mëdhenj në Maqedoni janë, pikërisht sektori i energjetikës dhe sepse TEC Manastiri është ndotësi i dytë më i madh në Evropë dhe sigurisht industria shumë e vjetruar e vendit tonë ka nevojë gjithmonë për ndërhyrje në filtrimin e gazrave që emetojnë dhe janë shkaktarë shumë të mëdhenj të ndotjes së ajrit në vendin tonë”, tha Arianit Xhaferi, aktivist i mejdisit.

Qeveria para disa ditëve mori hapa konkret për uljen e ndotjes së ajrit, respektivisht prezantoi “Programin Planifikues për Ajër të Pastër 2024-2030”, ku parashikohen një sërë masash për zbutjen e ndotjes. Si ndotës kryesorë janë industritë dhe amvisëritë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button