Ndotja e ajrit ulet, përplasjet e partive vazhdojnë

Ndotja e ajrit ulet, përplasjet e partive vazhdojnë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Era dhe reshjet e shiut, ndikuan dukshëm në uljen e ndotjes së ajrit në Shkup, duke e zbritur atë nga majat e listës së qyteteve më të ndotura në botë. Por përplasjet mes partive për masat vazhdojnë. Këshilltarët e LSDM-së kërkojnë seancë të jashtëzakonshme ku do të merreshin masat kundër ndotjes.

“Edhe kryetari I Këshillit Trajko Sllaveski nga VMRO-DPMNE, pranon një pjesë të masave dhe vlerëson se ato mund të ndihmojnë në uljen e ndotjes. Prej këtu u bëjmë thirrje këshilltarëve nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Të majtës, BDI-së, nga lista e pavarur ‘Qyteti I gjelbër human’, Aleanca dhe Alternativa, me një fjalë të gjithë që të japin mbështetje dhe të japin mbështetje që seanca të mbahet sa më shpejtë të jetë e mundur. Secili këshilltarë të ndërmerr përgjegjësi”, deklaroi Lubica Jançeva, koordinatore e grupit të Këshilltarëve të LSDM-së në Qytetin e Shkupit.

Iniciativën deri më tani e kanë mbështetur 14 këshilltarë, por ky numër sipas rregullores nuk është I mjaftueshëm për tu thirre seancë. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se këto masa të propozuara janë populizëm

“Kavanozët me të cilët LSD protestoi para qeverisë të nxirren nga bodrumet dhe të lihen para qeverisë së tyre, e cila nuk lëviz me gisht për t’u marrë me ajrin e ndotur. Masat që LSD-ja propozoi për ndotjen e madhe të ajrit në Shkup janë thjesht populizëm dhe makijazh. Nevojitet urgjentisht një strategji e qeverisë për t’u marrë me ndotjen e ajrit dhe mobilizimi institucional”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Përveç nënshkrimeve, nevojitet edhe mendimi i kryetares. Por sipas kreut të këshillit edhe nëse kushtet plotësohen tani, seanca do të mbahej në fillim të javës së ardhshme, pasi Arsovska po shfrytëzon pushim mjekësor. Masat për të cilat do të diskutohej në këtë seancë janë, shtimi I numrit të autobusëve, transport falas për qytetarët në Shkup, ridestinimi i mjeteve për përballje me ndotjen, ndihma financiare për shkollat për ngrohje në forma ekologjike si dhe pastrim të rrugëve e deponive. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button