Ndotja e paprecedentë e ajrit, mbyllen shkollat në Pakistan
Ndotja e paprecedentë e ajrit, mbyllen shkollat në Pakistan

Ndotja e paprecedentë e ajrit në qytetin pakistanez të Lahores ka detyruar autoritetet të mbyllin të gjitha shkollat fillore për një javë. 50% e punonjësve të zyrës do të punojnë gjithashtu nga shtëpia, si pjesë e një plani të “bllokimit të gjelbër”. “Tymi është shumë i dëmshëm për fëmijët, maskat duhet të jenë të detyrueshme në shkolla”, ka thënë ministri i lartë i Punxhabit. Lahore, qyteti i dytë më i madh i Pakistanit, kryeson listën botërore të qyteteve me ajrin më të ndotur për herë të dytë. Sipas të dhënave, indeksi i cilësisë së ajrit, i cili mat një sërë ndotësish, kaloi 1000, shumë më lart se pikë referimi prej 300 që konsiderohet “i rrezikshëm” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. /Alsat.mk