Ndotja në Evropë, mbi 1 mijë të mitur vdesin në vit

Ndotja në Evropë, mbi 1 mijë të mitur vdesin në vit

Ndotja e ajrit shkakton vdekjen e parakohshme të të paktën 1200 fëmijëve dhe adoleshentëve çdo vit në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit. Studimi mori në shqyrtim mbi 30 vende, përfshirë 27 vendet anëtare të BE-së. Disa vende në Evropë, përfshirë Britaninë dhe Ukrainën nuk ishin pjesë e studimit, duke sugjeruar se numri i viktimave në kontinent ka të ngjarë të jetë edhe më i lartë. Sipas një raporti tjetër, të publikuar nga EEA në nëntor, të paktën 238,000 njerëz pavarësisht moshës vdiqën në vitin 2020 për shkak të ndotjes së ajrit në vendet anëtare të organizatës. EEA rekomandon fokusimin në cilësinë e ajrit rreth shkollave dhe çerdheve, si dhe objekteve sportive dhe transportit.

LEXO EDHE:

Back to top button