Ndriçimi rrugor në Strugë, VMRO dhe Aleanca shprehin dyshime për kontratën e re

Ndriçimi rrugor në Strugë, VMRO dhe Aleanca shprehin dyshime për kontratën e re

Gazetar: Miki Trajkovski

Ramis Merko përmes Këshillit të Strugës ka nënshkruar marrëveshjen e re për themelimin e partneritetit publiko-privat për ndriçimin e rrugëve në Strugë për periudhë 13-vjeçare, akuzon opozita lokale. Me shumicë të votave vetëm nga këshilltarët e BDI-së dhe LSDM-së, është miratua studimi i fizibilitetit, me të cilin fillon procedura për ndarjen e ndriçimit publik partnerit privat. Vlera e investimit duhet të jetë rreth 5 milionë euro, edhe pse është planifikuar të zëvendësohen vetëm dritat ekzistuese, por jo edhe pjesa tjetër e infrastrukturës. Këshilltarët opozitarë thonë se vetë procesi që në fillim ka ngritur dyshime dhe është i dëmshëm për qytetarët e Strugës.

Nga VMRO DPMNE thonë se dyshimi është për faktin se parashihen shpenzime të dyfishuara.

“Dyshimi është se shumica e mjeteve që paguhet në këtë llogari përfundojnë kushedi se ku. Konsumi është i tejngarkuar. Ka insistim se ndriçimi publik funksionon 24 orë në ditë, në vend të 11.5 orëve mesatare. Kjo do të thotë se 11.5 orë nga fillimi janë llogaritur më shumë për qëllimet e këtij projekti”, tha Nikolla Kukunesh- këshilltar i VMRO DPMNE-së.

“Këta njerëz, ky klan, që kanë blerë pasuri të paluajtshme në lokacionet më atraktive në Strugë dhe më gjerë, që ngasin vetura luksoze, që luajnë me fatin e struganëve, po përgatisin terrenin për zhvatjen e radhës, kësaj radhe për 13 vitet e ardhshme”, thonë nga VLEN, Strugë.

Kërkuam qëndrim edhe nga këshilltarët e shumicës, por ata nuk deshën të komentojnë. Alsat pyeti komunën e Strugës se pse nxitojnë procedurën për zgjedhjen e koncesionerit të ri dhe cila kompani do ta operonte atë, por nuk morëm përgjigje. Struga ka vite që ka problem me ndriçimin e rrugëve dhe shpeshherë rrugë të tëra, lagje, vendbanime dhe fshatra janë në errësirë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button