Ndrron jetë Gento, ylli legjendar me më shumë trofe

Real Madridi, në rrjetet sociale njoftoi se legjenda e klubit, Pako Francisko Gento ka ndrruar jetë në moshën 88-vjeçare. Gento ka bërë 428 paraqitje për Realin në karrierën e tij si lojtar, duke shënuar 128 gola. Ai është lojtari me më shumë trofe në Ligën e Kampionëve, pasi e ka ngritur trofeun prestigjioz plotë gjashtë herë. Pas tij në këtë parametër me 5 trofe janë Kristiano Ronaldo, Paolo Maldini, Kostakurta dhe Sidorf nga Milani, si dhe legjendat e Real Hektor Rial dhe Markuitos.
Në karrierën e tij në klub, Gento fitoi 24 trofe dhe ishte i vetëm në krye për një kohë të gjatë, por pak ditë më pare, rekordin barazoi Marselo dhe ai do të mund ta kalojë atë, deri në fund të sezonit. Përveç kësaj, Gento luajti në dy Kupa Botërore me Spanjën dhe ishte president nderi i Real Madridit.
Këtë fundjavë, para duelit me Elçen, klubi do t’i dërgojë përshëndetjet e fundit legjendës së tij.