Ndryshim i ri në futboll, kërkohet zgjatja e pushimit mes pjesëve

Së shpejti mund të na duhet të presim deri në 25 minuta për të ndjekur pjesën e dytë të një ndeshjeje futbolli. Nga Konfederata Amerikano Jugore e Futbollit vjen një propozim për të shtuar edhe me 10 minuta të tjera pushimin e ndeshjeve, një model i ngjashëm me atë të sporteve amerikane.

Kjo kërkesë do të shqyrtohet në datën 27 tetor nga FAB, organi që konfirmon çdo modifikim apo risi të sportit të futbollit.

Në 2009-ën FIFA-s iu refuzua propozimi për të çuar në 20 minuta hapësirën ndërmjet ndeshjeve.

Ndryshe nga atëherë, kërkesa e Konfederatës Amerikano Jugore është një prej pika më të rëndësishme që do të trajtohet në mbledhjen e ekspertëve që drejtojnë Bordin Ndërkombëtar të Futbollit.

LEXO EDHE:

Back to top button