Ndryshime tek Arsenali, klubi nxjerr në shitje sulmuesin

Arsenal ka njoftuar se gjatë muajit janar do të presë oferta për sulmuesin Edi Nketiah. Londinezët kërkojnë 40 milionë euro, teksa menjëherë pas lajmit, tre skuadra angleze janë vendosur në lëvizje.

Uest Hem, Brentfordi dhe Kristal Pallas, që prej verës e kanë ndjekur lojtarin, kanë nisur kontaktet e para, por çmimi fillestar mbetet disi i kripur për klubet e interesuara.

Tani mbetet për t’u parë nëse “Topçinjtë” do të tolerojnë diçka në çmim, pasi Arteta i ka bërë me dije lojtarit se nuk është në planet e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button