Ndryshimet klimatike, Papa: Toka po shkatërrohet
Ndryshimet klimatike, Papa: Toka po shkatërrohet

Papa Leo XIV ka paralajmëruar për rreziqet e ndryshimeve klimatike, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës përvëlohet nga një valë e nxehtë. “Fenomenet ekstreme natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike të provokuara nga aktiviteti njerëzor po rriten në intensitet dhe frekuencë, për të mos përmendur efektet afatmesme dhe afatgjata të shkatërrimit njerëzor dhe ekologjik që po shkaktohen nga konfliktet e armatosura”, tha kreu i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën në një letër. Ai shkroi se në pjesë të ndryshme të botës “toka jonë po shkatërrohet”. Leo paralajmëroi se efektet afatmesme dhe afatgjata të “shkatërrimit ekologjik” nuk po merren mjaftueshëm parasysh. /Alsat.mk