Ndryshimet klimatike po dëmtojnë bujqësinë

Ndryshimet klimatike po dëmtojnë bujqësinë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Ndryshimet klimatike nuk po lënë pa prekur asnjë fushë të bujqësisë. Edhe përskaj tentimeve të shumta të faktorit njeri, një pjesë e të mbjellave po u ikin nga dora bujqëve. Ata janë të vetëdijshëm se bujqësia është një fabrikë në ambient të hapur dhe po i bëjnë të gjitha përpjekjet e duhura për t’u përshtatur me klimën. Angela Jovanoviq, e cila merret me prodhime natyrale të rrushit, thotë se po bënë gjithçka për të mbrojtur bimët pasi janë paraqitur shumë sëmundje për shkak të shiut.

“Ndryshimet klimatike ndikojnë, veçanërisht reshjet, shumë sëmundje janë paraqitur tek rrushi dhe shumë dëme ka bërë këtë vit. Ndërmerren masa mbrojtëse, i spërkasim në çdo tre ditë dhe mjetet për spërkatje janë shumë të shtrenjta…”, deklaroi Angella Jovanoviq.

Nga kushtet e motit sivjet do të ndikohen edhe prodhimet si marmaladi, reçeli e lëngjet e tjera të bimëve, ndërsa për momentin siç thotë Mirena Balevska, kanë problem me mbledhjen e bimëve për çajrat.

“Tashmë 9 vite merrem me prodhimin e produkteve shtëpiake, siç janë sirupe të ndryshme prej bimëve, lëngje, marmalade, reçele, prodhime të ndryshme… Shumicën i bëj vet, por me ndihmën e familjarëve ose disa gra atje që më ndihmojnë…. Shumë ka ndikuar sinqerisht, ja për shembull tash nuk mund ti mbledhim barishtet për çaj sepse akoma pa çelur janë larë dhe lulet bijnë dhe mendoj se këtë vit do të ndikojnë shumë këto kushte”, u shpreh Mirena Balevska.

Përfaqësuesja e programit të kombeve të bashkuara për mjedis jetësor, Iskra Stojanova tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor, komunat, shoqatat e qytetarëve dhe institucionet e tjera shkencore po punojnë rreth adaptimit me ndryshimet klimatike, ballafaqimin me thatësirat, vërshimet dhe do të bëhen të gjitha përpjekjet për përmirësimin e gjendjes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button