Ndryshimet në Kodin Penal, Lëvizja Besa me kritika të ashpra ndaj pushtetit
Ndryshimet në Kodin Penal, Lëvizja Besa me kritika të ashpra ndaj pushtetit

Lëvizja Besa akuzon partitë në pushtet LSDM dhe BDI për degradimin e pushtetit gjyqësor me ndërhyrjet e vazhdueshme përfshirë ndryshimet e fundit në Kodin Penal. Sipas kësaj partie, ndryshimet e miratuara janë kundërshtim me vlerat demokratike dhe interesin strategjik të vendit. Këto shkelje sipas Besës vërtetohen edhe nga deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili reagoi ashpër për ndryshimet e bëra.
“Me këto ndryshime të Kodit Penal rrezikohet që një numër i madh i lëndëve gjyqësore të cilat janë proceduar nga Prokuroria Speciale të parashkruhen apo të vjetërsohen edhe atë: Titanik, Target/Fortesa, TNT, Titanik 2, Thesari, Talir dhe Trajektorja, ndërkaq të akuzuarit në këto lëndë gjyqësore t’i ikin përgjegjësisë penale për veprat e tyre në dëm të buxhetit të shtetit dhe qytetarit. Të njëjtën porosi e përçuan edhe shumë organizata jo-qeveritare ndërkombëtare dhe nacionale nga sfera e drejtësisë të cilat mes tjerash potencojnë se këto ndryshime janë në kundërshtim me përkushtimin për luftë të pakushtëzuar kundër korrupsionit dhe për forcimin e sanksioneve ndaj personave të dënuar për vepra korruptive”, deklaroi Fatmir Sabriu, Lëvizja Besa. /Alsat.mk