Ndryshimet në platformën X të Elon Musk, përdoruesve nuk do t’u jepet ky opsion

Platforma X nuk i lejon më përdoruesit të fshehin distinktivët e tyre blu të verifikimit, pavarësisht nëse kanë paguar për shërbimin premium apo jo. Ndryshimi në platformën X vjen pasi shërbimi filloi të verifikonte përdoruesit me ndikim që nuk u regjistruan për veçoritë premium.
Aplikacioni ka filluar të njoftojë përdoruesit se opsioni për të fshehur shenjën e tyre X Premium do të hiqet së shpejti.
Ky ndryshim vjen menjëherë pasi X filloi papritur të shtojë një verifikim blu në llogaritë dhe influencuesit që kanë të paktën 2500 ndjekës që paguajnë për një abonim premium.
BREAKING: #X seems to be removing the ability to hide the verification checkmark! pic.twitter.com/1Kn2OU4puj
— Nima Owji (@nima_owji) April 11, 2024
Edhe pse Elon Musk sugjeroi që ky ndryshim duhet të jetë i përshtatshëm, disa përdorues nuk janë të kënaqur me shfaqjen e shenjës blu në llogaritë e tyre.