Ndryshon Leao: Italia është vend perfekt për mua, Milano një qytet i bukur

Humori tek kuqezinjtë ka ndryshuar tashmë, kjo falë suksesit në “Bernabeu” ndaj Realit në mesjavë.
Milani duket se në këtë sfidë ka gjetur më në fund edhe Rafael Leaon. Ka qenë ndoshta ndeshja e kthesës për portugezin, pas shumë ndeshjeve ku me performancën e tij ka lënë shumë për të dëshiruar, ose të paktën kështu shpresojnë dhe urojnë tifozët e “Djallit”. Vetë Leao i pyetur për situatën që po kalon aktualisht, ai u shpreh shumë shkurt.
“Italia është vendi perfekt për mua, mendoj që ky vend dhe unë bëjmë një dyshe perfekte. Ndjehem si në shtëpinë time. Milano është një qytet i bukur. Personalisht ndryshimi i qytetit, më ka bërë t’i shoh gjërat ndryshe, pasi tashmë nuk jam më një adoleshent, por një djalë i rritur, “ ka thënë mes tjerash Leao.