Ndryshon vendimi i talebanëve, gratë afgane rikthehen në ekranet televizive
Pas marrjes së pushtetit nga talebanët, një nga vendimet që i frikësoheshin të gjithë ishte nëse gratë do të ishin pjesë e mediave kryesore në vend.
Por pasi talebanët morën kontrollin e vendit në kanalet shtetërore dhe private, si Tolo News, Ariana, Shamshad dhe 1TV ka pasur një rritje të madhe të komenteve të favorshme për ta duke i lavdëruar për sjelljen e sigurisë dhe unitetit në vend.
https://twitter.com/MiraqaPopal/status/1427510763355246592
Por ditën e sotme, duket se vendimi që gratë mos të jenë pjesë e mediave ka ndryshuar.
Në transmetimin e ditës së sotme, në një nga mediat kryesore në Afganistan ToloNews ka vendosur që një grua të jetë imazhi i ekranit. Kreu i lajmeve Tolo, Miraqa Popal postoi një status në të cilën shihej një prezantuese femër duke intervistuar një anëtar të ekipit të talebanëve live në studio.
https://twitter.com/MiraqaPopal/status/1427497536219123712
Ai gjithashtu postoi një foto ku shihej një grua e veshur me hixhab e cila po zhvillonte një takim në mëngjes në redaksi.








