NË 13 SHTETE EVROPIANE: Rritet numri i mushkonjave tigër që shkaktojnë ethet e dengut
ECDC thekson se ndryshimet klimatike po krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e mushkonjave tigër, duke çuar në një rritje të numrit të rasteve të dengës.

Numri i mushkonjave tigër aziatike që shkaktojnë ethet e dengës është rritur në 13 vende të BE-së, përfshirë Francën, Spanjën dhe Greqinë, duke çuar në një rritje të numrit të rasteve, raportoi Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
ECDC thekson se ndryshimet klimatike po krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e mushkonjave tigër, duke çuar në një rritje të numrit të rasteve të dengës.
Qendra paralajmëroi se udhëtimi ndërkombëtar do të rriste më tej rrezikun e përhapjes së epidemisë në Evropë, raportoi BBC.