Në 24 orët e fundit, Franca regjistroi mbi 21 mijë raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 21.228 raste të reja me COVID-19. Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, bëhet e ditur se me 21.228 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 2.851.670, ndërsa me 283 vdekje në 24 orët e fundit, bilanci i viktimave ka shkuar në 69.313.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.017 persona, prej të cilëve 2.726 ndodhen në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.130 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 206.802. Kryeministri francez Jean Castex në një konferencë për shtyp ka deklaruar se shifra mesatare ditore e rasteve me COVID-19 në vend është 16 mijë dhe se virusi vazhdon të përhapet në mënyrë aktive.

LEXO EDHE:

Back to top button