Në ankand, diamanti që mbron nga syri i keq

Në ankand, diamanti që mbron nga syri i keq

“Enigma” është një diamant i rrallë, në ngjyrë të zezë i cili, mbron nga “syri i keq” personin që e mban.

Diamanti i çmuar 555 karat pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm, duke nisur me një çmim prej 6 milionë dollarësh.

Kompania e cila do zhvillojë ankandin e diamantit, beson se guri i çmuar ka ardhur nga hapësira. Forma e diamantit të zi bazohet në simbolin e duarve të Lindjes së Mesme “Hamsa” që simbolizon fuqinë dhe mbrojtjen. “Hamasa” në arabisht do të thotë “pesë”.

Si rrjedhojë bota arabe beson se ky gur kur mbron mbajtësin e tij nga “syri i keq”. Diamantet në ngjyrë të errët, të njohura edhe si “carbonados”, janë jashtëzakonisht të rralla dhe gjenden vetëm në Brazil dhe Afrikën Qendrore.

LEXO EDHE:

Back to top button