Në Bosnje dhe Hercegovinë zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme

Në Bosnje dhe Hercegovinë sot, më 4 tetor, po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 19:00.

Rreth 3.4 milionë qytetarë me të drejtë vote pritet të zgjedhin tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, deputetët e Parlamentit shtetëror, si dhe përfaqësuesit dhe drejtuesit e institucioneve në dy entitetet e vendit – Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska.

Këto janë zgjedhjet e para në vend ku përdoren identifikimi biometrik i votuesve dhe skanerët e fletëvotimeve, me qëllim rritjen e sigurisë dhe transparencës së procesit zgjedhor.

Zgjedhjet zhvillohen në një periudhë tensionesh politike dhe ngadalësimi të procesit të integrimit evropian, ndërsa çështjet etnike dhe ndikimi i fuqive të huaja, përfshirë SHBA-në dhe Rusinë, janë ndër temat kryesore që kanë shoqëruar garën zgjedhore./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button