Ukraina përdor për herë të parë raketën balistike vendase FP-7

Ukraina ka përdorur për herë të parë në luftime raketën balistike taktike të prodhuar në vend, FP-7, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më 1 tetor.

Zelensky publikoi pamje të lëshimit të raketës dhe e cilësoi atë si përdorimin e parë luftarak të FP-7, duke thënë se hapi i radhës është rritja e prodhimit. Megjithatë, ai nuk bëri të ditur se ku është përdorur raketa apo cili ka qenë objektivi.

Sipas Reuters, analistët ushtarakë e vlerësojnë rrezen e FP-7 në rreth 200 kilometra. Raketa është zhvilluar nga kompania ukrainase Fire Point dhe paraqet një përpjekje të Kievit për të forcuar kapacitetet e veta raketore gjatë luftës me Rusinë.

Zhvillimi i armëve të tilla shihet si pjesë e përpjekjeve të Ukrainës për të reduktuar varësinë nga sistemet e furnizuara nga aleatët dhe për të rritur aftësinë për t’u përballur me sulmet ruse.

Associated Press, megjithatë, thekson se pretendimi për përdorimin luftarak të FP-7 nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

LEXO EDHE:

Back to top button