Në Brazil, një gjyqtar me ndihmën e AI shkroi një vendim, ai ishte plot gabime

Në Brazil, një gjyqtar me ndihmën e AI shkroi një vendim, ai ishte plot gabime

Një gjykatës brazilian përdori një aplikacion të bazuar në AI për të shkruar një vendim për një çështje gjyqësore. Më vonë doli të ishte plot gabime ligjore.

Këshilli Gjyqësor Kombëtar i Brazilit, një organ qeveritar që mbikëqyr punën e gjyqësorit, i kërkoi Jefferson Rodríguez, një gjykatës federal nga shteti perëndimor i Acre, të shpjegonte se si dënimi i tij u bë i mbushur me gabime të drejtësisë. Gjykatësi pranoi se përgatitjen e vendimit gjyqësor ia besoi kolegut të tij, i cili nga ana e tij e bëri atë me ndihmën e aplikacionit AI “Chat-GPT”.

Gjyqtarët u justifikuan duke thënë se një gjë të tillë e bënë sepse ishin të mbingarkuar me punë. Këshilli Gjyqësor Kombëtar i ka dhënë 15 ditë afat për të dhënë shpjegime më të plota për këtë çështje. Kjo ngjarje konsiderohet e para e këtij lloji në Brazil. 

LEXO EDHE:

Back to top button