Në cilat vende paguhet më shumë për sigurimin shëndetësor?

SHBA ka sigurimin shëndetësor më të shtrenjtë në botë. Diferenca në çmim është shumë e madhe në krahasim me vendet e tjera. Mesatarisht, kostot e sigurimit shëndetësor në SHBA ishin 12,318 dollarë për person në 2021.

Gjermania është në vendin e dytë në listën e vendeve me kujdesin shëndetësor më të shtrenjtë. Atje, sigurimi shëndetësor kushton mesatarisht 7,383 dollarë në vit për person. Sigurimi shëndetësor është i shtrenjtë si në Holandë ashtu edhe në vendet skandinave, dhe pak më i përballueshëm në Francë, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Japoni.

Vendet e Europës Lindore paguajnë më së paku për sigurimet shëndetësore, sipas të dhënave të publikuara nga Forumi Botëror i Arsimit.

Kostoja mesatare e sigurimit shëndetësor për person në 2021

SHBA – 12,318 dollarë
Gjermani – 7,383 dollarë
Suedi – 6,262
dollarë Kanada – 5,905
dollarë Mbretëria e Bashkuar – 5,387
dollarë Itali – 4,038 dollarë
Koreja e Jugut – 3,914 dollarë
Polonia – 2,568 dollarë

LEXO EDHE:

Back to top button