Në ditëlindjen e 30-të të Gjikos vëmendjen e mori barku i rumbullakosur i Elitës

Ditën e djeshme, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Gjiko, festoi ditëlindjen e tij.
Ai ka lindur më 3 janar të vitit 1991 dhe dje mbush plot 30 vjet! Ndaj, këtë ditë kaq speciale nuk e ka kaluar pa një festë të madhe me personat e tij të zemrës.
Ishte Elita ajo që organizoi një super festë ditëlindjeje, ku mblodhi të afërmit e miqtë e tyre dhe ndau pamjet në rrjete sociale. Në njërin kënd, ajo kishte vendosur dhuratat për partnerin dhe krahas videos shkruante “30 dhurata për 30 vjet”.
Në tortën e ditëlindjes së tij, reperi kishte shkruar “Fuck you Covid” dhe kishte vendosur një gisht mesi, si për të treguar se i kishte ardhur në majë të hundës me këtë virus.
Ditëlindja ishte e Gjikos, por vëmendjen më të madhe e mori partnerja e tij Elita Rudi, e cila është në pritje të fëmijës së dytë të çiftit.
Ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur i cili i binte shumë në sy, teksa kishte veshur një fustan gri me xixa pas trupit, ndërsa pjesa e tij e poshtme ishte me pupla.
Elita ka marrë një pushim nga televizioni. Në fakt, e ftuar në “5 data” ajo tregoi se sapo ishte stabilizuar me punën e saj kur mësoi për shtatzëninë e dytë, por shtoi se për familjen i sakrifikon të gjithë, madje edhe punën.
Elita iu rikthye ekranit 1 vit pas lindjes së Zërit dhe me siguri duhet të presim edhe të paktën një vit tjetër që ta shohim sërish në krye të ndonjë emisioni.
View this post on Instagram