Në Egjipt mbahen zgjedhjet presidenciale
Në Egjipt mbahen zgjedhjet presidenciale

Në Egjipt po mbahen zgjedhjet presidenciale, të cilat do të zgjasin tre ditë dhe nuk pritet të ketë surpriza, pasi presidenti në largim Abdel Fattah al- Sisi duket i sigurt se do të sigurojë një mandat të tretë presidencial. Presidencën e synojnë katër kandidatë, Sisi dhe tre të tjerë mjaft të panjohur për publikun e gjerë. Votimi do të do të përfundojë të martën në orën 22 dhe rezultatet përfundimtare do të shpallen më 18 dhjetor. Në vendin më të populluar arab në botë, me një popullsi prej gati 106 milionë banorësh, organizimi i zgjedhjeve ishte faraonik: rreth 9,400 qendra votimi, mobilizimi i 15,000 punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe një periudhë treditore votimi. /Alsat.mk