Në finale të 3000 metrave për femra, atletja bie pa ndjenja në tokë

Momente paniku gjatë finales së 3000 metrave për femra, në Kampionatin Evropian të Atletikës në salla të mbyllura, turne që u zhvillua në Apeldoorn të Holandës.

Atletja vendase Maureen Koster, u rrëzua në tokë gjatë garës, goditi kokën në pistë dhe qëndroi pa ndjenja. Menjëherë ndërhynë mjekët e ndihmës së shpejtë që ndodheshin aty pranë, ndërkohë që gara vazhdonte.

Atletet në garë nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur pas tyre, ndërkohë që Koster pasi u spostua ng pista, u largua nga stadiumi me barelë.

“Atletja tashmë është e ndërgjegjshme dhe e kaloi momentin e rrezikut”, tha Federata Holandeze e Atletikës.

Pasi u përmend, atletja u dërgua në spital për kontrolle mjekësore.

LEXO EDHE:

Back to top button