Në Gjermani më shumë kërkesa për azil politik

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Gjermani ka pasur më së shumti kërkesa për azil politik. Kjo shihet qartë nga shifrat e Komisionit të BE-së për gjysmën e parë të vitit. Me 47.231 kërkesa të reja për azil në gjashtë muajt e parë të vitit, sipas shifrave aktuale, Gjermania është në vendin e parë në Bashkimin Evropian. Pasojnë Franca, Spanja dhe Italia. Në fund të listës janë Letonia, Estonia dhe Hungaria me vetëm 19 kërkesa për azil deri në fund të qershorit të vitit 2021. Sipas këtij Raporti, 36 për qind e aplikuese për azil në Gjermani janë sirianë, të ndjekur nga afganët dhe irakianët. Numri i përgjithshëm i personave që kanë kërkuar azil në gjashtë muajt e parë të këtij viti në BE, Zvicër dhe Norvegji është 194.808. Sipas këtij burimi, kjo kryesisht korrespondon me periudhën përkatëse të vitit të kaluar. Shifrat e këtij gjashtëmujori janë më të ulëta se në vitet e mëparshme, si rezultat i pandemisë Corona.

LEXO EDHE:

Back to top button