Në Gjermani ofrohet një biletë mujore e transportit publik për vetëm 9 euro në muaj

Nga data 1 qershor deri më 31 gusht 2022 në Gjermani ofrohet një biletë mujore e transportit publik për vetëm 9 euro në muaj. Qeveria federale javë më parë ka miratuar një paketë lehtësimi energjetik. Një komponent elementar janë biletat mujore të transportit vendor me zbritje për 9 euro secila, shkruan adac.de.

Bileta mujore e lirë u lancua nga Kabineti Federal por ende duhet të kalojë nëpër Bundestag dhe Bundesrat në mes të majit.

Kush mund ta blejë biletën?

Të gjithë – pavarësisht nëse jeni abonent apo klient i ri. Bileta është personale dhe lëshohet në emër të një personi.

Ku vlen bileta 9 euro?

Në transportin lokal dhe rajonal në të gjithë Gjermaninë. Përfshihen autobusë të rregullt, tramvaje, trena nëntokësorë, trena S-Bahn dhe trena rajonalë (klasi i dytë), trena ekspres rajonal dhe tragete individuale të operuara nga HVV në Hamburg dhe BVG në Berlin.

Është planifikuar që bileta të jetë e disponueshme edhe për udhëtime në të gjithë vendin vendin. Nuk ka rëndësi se ku dhe nga kush e keni blerë biletën 9 euro. Për 9 euro mund të udhëtosh edhe nga Këlni në Berlin – me pak ndryshime dhe shumë kohë.

LEXO EDHE:

Back to top button