Në Gjirokastër triumfon Angelov, një rumun lideri i ri i Turit

Etapa e 4-t e Turit të 79-të Çiklistik të Shqipërisë (Vlorë-Gjirokastër, 130.8km e gjatë) ka sjellë surpriza në renditje. Mbërritja me malore në Gjirokastër ka bërë që çiklistët të vuajnë kilometrin e fundit të garës, duke bërë që renditja të ndryshojë.

I pari që mbërriti në finish ishte çiklisti bullgar Laçezar Angelov, i skuadrës Hemus-1896, me kohën 2h59’33”. Dy sekonda pas tij ka mbërritur çiklisti holandez i skuadrës Global Cycling Team, Antuan Van Nopi, ndërsa i treti u klasifikua çiklisti rumun i skuadrës së Steaua, Kristian Raileanu.

Ky i fundit ka marrë edhe kryesimin e renditjes së përgjithshme individuale të Turit Çiklistik dhe mban të veshur fanellën e verdhë të liderit. Ndërsa çiklisti kuqezi Mikel Demiri, mban ende fanellën e malit dhe të të riut më të mirë. Fanella sprintit shkon për çiklistin serb Gjorgje Gjuriç./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button