Në gjoksin e Iles rrah zemra e Vericës, kirurgët shpëtuan tre jetë

Pas vendimit të familjes, që organet e 20-vjeçares së ndjerë Verica Bellqovska të dhurohen për qëllime mjekësore, për një ditë është shpëtuar jeta e tre personave. Fillimisht mjekët gjatë ditës së sotme kanë kryer transplantim të zemrës, duke vazhduar me transplantimin e dy veshkave si dhe të indit kockor.
“22-vjeçari Ile Strezovski në gjoksin e të cilit sot është transplantuar zemra e donatores së ndjerë Verica Bellqovska është zgjuar dhe është i kontaktueshëm, të gjitha parametrat i ka mirë, njoftoi kirurgu i zemrës, D.r Sashko Jovev, pjesë i ekipit mjekësorë.
Familja e Iles ka falënderuar familjen e 20-vjeçares, Verica Bellovska si dhe mjekët.
“Fillimisht i shpreh ngushëllime familjes së Vericës së ndjerë, përmes së cilës ja djali im arriti të bëhet me zemër prej dhuruesit, që mundësuan që djali im të vazhdojë jetën. Djali t i punonte zemra diku 14 për qind, kërkuam dhurues dhe ja falë zotit u gjet. Kam folur me djalin, ndjehet mirë”, tha Svetko Strezovski, baba i Ile Strezovskit.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se mundësia e vetme që Ile të jetojë ka qenë përmes transplantimit të zemrës.
“I riu Ile Strezovski vuante nga dekompenzimi i zemrës, formë e sëmundjes që bën që zemra të rrah shumë dobët, dikund rreth 10 për qind nga kapaciteti i plotë. Shpëtimi i vetëm ka qenë transplantimi i zemrës”, tha ministri Filipçe.
Ekipi i udhëhequr nga D-r Sasho Dohqev dhe D-r Sotir Stavridis , që sot kreu transplantimin e veshkave të Vericës së ndjerë tek një 27-vjeçar dhe një 40-vjeçar njoftoi se edhe tek këta pacientë gjendja është e qëndrueshme. Autoritete shëndetësore njoftojnë se ditëve në vijim nga organet e Vericës së ndjerë do të transplantohet ind kërcorë dhe kocka kryesisht për pacientë të operuar, me metastazë të kancerit të kockave si dhe tek pacientë me lloje tjera të kancerit. Ndryshe, Verica Ballqovska kishte ndërruar jetë nga një aksident trafiku në Strumicë. Ajo së bashku me familjes ishte zhvendosur nga Berova në Strumicë, për një jetë më të mirë.