Në gjykatën Penale vazhdon gjyqi për vrasjen e Vanjës

Në gjykatën Penale vazhdon gjyqi për vrasjen e Vanjës

Vazhdon gjyqi për vrasjen e dyfishtë. Gjyshi i Vanjës në dëshminë e tij tha se Aleksandar Gjorçevski në rini ka pasur probleme me varësinë, ka qenë në trajtim dhe më pas ka vazhduar me jetën e tij. Zoran Gjorçevski, babai i Aleksandrit para gjykatës theksoi se i djali i tij ka pasur probleme me varësinë edhe para se të martohej me nënën e Vanjës. Në lidhje me zhdukjen e vajzës, ai tha se ishte informuar nga ish-gruaja e tij, ndërsa Aleksandri ka kërkuar nga ai t’i kontaktonte burimet e tij nëse kanë informacione për zhdukjen e 14 vjepares. Gjorçevski tha se kishte kontaktuar partnerë biznesi nga Gërçeci, por se ata nuk kanë ditur asgjë për zhdukjen. Përveç tij, në gjykatë ka dëshmuar edhe Ivanka Gjorçevska, nëna e Aleksandrit, e cila në dëshminë e saj ka shpjeguar se Aleksandri në rininë e tij ka qenë i varur nga droga. Ajo tha se gjatë kërkimit për Vanjën, ka qenë në shtëpinë e saj, ndërsa Aleksandri herë pas here e ka informuar rreth kërkimit. Përveç prindërve të Aleksandrit, sot në gjykatë dëshmoi edhe motra e tij si dhe dy dëshmitarë të tjerë. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button