Në janar, Erikseni te Arsenali dhe Xhaka te Interi?
Duket se për danzin Kristian Eriksen nuk ka më vend te Interi, spese 2020-ta ka qenë me shumë ulje-ngritje dhe Erikseni nuk ka arritur të përshtatet.
Gjasat janë që mesfushori skandinav të largohet nga Interi në merkaton e janarit, por duke patur parasysh që ofertat mungojnë, Eriksen mund të shkëmbehet me Granit Xhakën, i cili pëlqehet nga Antonio Konte dhe ashtu si danezi nuk po kalon një situatë fort të këndshme te “topçinjtë”, ku sëfundmi ka humbur edhe vendin e titullarit.
Edhe Xhaka është me valixhe në duar dhe duke patur parasysh karakteristikat e shqiptarit, ai do të ishte një përforcim shumë i vlefshëm për trajnerin i zikaltërve, i cili kërkon lojtarë të fortë fizikisht në mesfushë, por edhe që të kenë vizion për lojën dhe Xhaka mund të jetë i duhuri.(Supersport)