Në Këln të Gjermanisë gjendet bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Në Këln të Gjermanisë është gjetur një bombë e pashpërthyer që daton nga Lufta e Dytë Botërore, raporton Anadolu.

Nga administrata e qytetit të Këlnit theksohet se planifikojnë të neutralizojnë bombën, që është gjetur në rrethin Lindenthal.

Pas gjetjes së bombës do të evakuohen 1.100 njerëz që jetojnë aty afër.

Në mesin e vendeve për evakuim është edhe Klinika e lindjes në Këln, Klinika stomatologjike dhe ortopedike Weyertal, ku në kurim gjenden 150 pacientë.

Gjatë evakuimit autoritete do t’u përmbahen edhe masave të vendosura për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në Gjermani ka shumë bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, disa prej tyre edhe në vendbanime. Ekspertët po i heqin këto bomba në mënyrë të kontrolluar.

LEXO EDHE:

Back to top button