Në Kopanicë të Jegunocit me muaj nuk ka ujë për pije, banorët: Nuk e paguajmë sepse nuk ka furnizim

Në Kopanicë të Jegunocit me muaj nuk ka ujë për pije, banorët: Nuk e paguajmë sepse nuk ka furnizim

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Banorët e fshatit Kopanicë të Komunës së Jegunocit kanë protestuar sot para dyerve të komunës, duke shprehur kështu revoltën e tyre për mungesën ujit për pije. Kërkojnë nga komuna zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi, sepse në temperatura tropikale çezmat e tyre vazhdojnë me muaj të jenë të thara ndërsa higjienën tentojnë ta mbanë përmes ngrohjes së bidonave me ujë. Banorët u futën edhe në komunën për t’u marrë vesh me kreun e komunës.

Banor: Ne vijmë këtu ti nuk merr masa asgjë!

Kryetari: Do ndërmarr patjetër do ju sjell ujë. Ata që janë banorë të ndërgjegjshëm të rregullt kanë ujë, edhe ju kur do jenë si duhet do të keni ujë.

Banor: Ja kjo është sjellja e kryetarit. Gjithnjë na injoron.

Kryetari: Domethënë doni komuna të paguaj energjinë elektrike e ju të harxhoni ujin? Komuna nuk do u paguaj energjinë elektrike për pompat deri sa keqpërdoret. Ma tregoni një kontratë që keni nënshkruaj për pagesë uji”.

Banor: “E lus kryetarin të merr masa sa më shpejtë, sepse se tre muaj jemi pa ujë. Bojler s’mund ta përdorim, aparaturë s’mundemi, rrimë pa uji në temperaturë plus dyzet. Ngrohim bidona nga katër-pesë dhe lahemi. Në cilin shekull jetojmë?. Kur vjen koha e zgjedhjeve, vin dhe marrin vota, ndërsa ne rrimë pa ujë”.

Banor: “Shumë problem, në këtë kohë me kova bartim ujin. Gypat janë, por janë dëmtuar. Nuk e dimë cfarë ëshë prishur. Neve na akuzon se nuk paguajmë, por paguajmë ne, gjithë kemi paguar kyçje e gjëra. Por ujë nuk kemi sërish. Uji jonë nuk pihet se e marrim nga fushat. Për gjashtë muaj më është prishur bojleri”.

Nga komuna e Jegunocit thonë se ujë ka, por duhet të paguhet regullisht.

Sipas kreut të komunës së Jegunocit, banorët e Kopanicës nuk paguajnë ujin andaj dhe nuk iu lëshohet.

“Problemi është se banorët e Kopanicës janë mësuar të harxhojnë ujë dhe të mos paguajnë. Deri sa jam unë kryetar kjo nuk do ndodh. Ujë në Kopanicë ka, tash mund të ju dërgoj ta shihni se në sekondë mund të lëshohet uji. Por ata banorë duhet të nënshkruajnë marrëveshje, duhet tu vëmë orëmatës që t’i lexojmë dhe ujë do të ketë”, deklaroi Dimitar Konstadinoski, Kryetar i komunës së Jegunocit.

Konstadinovski shtoi se pas nënshkrimit të marrëveshjeve për shfrytëzimin e sistemit të ujit, banorët do të furnizohen me ujë rregullisht. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button