“Në Maqedoni nuk ka bullgarë! – Pankartë provokuese para fillimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Bullgarisë

Një burrë i panjohur vendosi një pankartë në qendër të Sofjes, në të cilën shkruan: “Nuk ka bullgarë në Maqedoni”, raporton Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), para fillimit të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare të Bullgarisë, i cili do të fokusohet në çështjen e euro-integrimit të Maqedonisë së Veriut.

Sipas BNT, personi në fjalë menjëherë është thirrur nga policia për tu identifikuar.
Paraprakisht, presidenti bullgar, Rumen Radev, për sot në ora 14:00 ka caktuar mbledhjen e Këshillit Këshillëdhënës për Siguri Kombëtare në temën “Integrimi i Ballkanit Perëndimorë në BE. Roli i Republikës së Bullgarisë në zgjerimin e BE-së dhe në procesin e stabilizim asociimit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria”.

LEXO EDHE:

Back to top button